No menu items!

Daku qëndron vetëm për titull, sulmuesi kuqezi tepër ambicioz për një klub si Rubini

Këto kohë ka pasur probleme, por vlerat vazhdojnë t’ia dinë mirë.

Mirlind Daku mbetet njëri nga emrat më të lakuar në Premier Ligën e Rusisë, edhe pse nuk luan për një nga klubet më të mëdhenj si Zenit, Spartak, CSKA, Dinamo apo edhe Krasnodari që duket se do të dalë kampion këtë vit.

Çështja që po diskutohet është nëse sulmuesi kuqezi do ta rinovojë kontratën që I përfundon në verë, apo do të largohet nga ekipi I tij, Rubin.

Ish-futbollisti i Rubinit, Aleksandr Rjazancev, thotë për median “RB Sport” se ekziston vetëm një mundësi që Daku të qëndrojë në Kazan, dhe kjo nëse klubi dhe trajneri Rahimov i premtojnë se do të luftohet për titullin, përcjell abcnews.

Sipas Rjazancevit, shqiptari e tejkalon nivelin e sotëm të ekipit, por Rubin mund të forcohet në verë.

Në janar, klubi nga Tatarstani hodhi poshtë oferta deri në 7-8 milionë euro, ndërsa kërkoi të paktën 10 milionë euro për kartonin e shqiptarit.

Një lavdërim tjetër për 27-vjeçarin vjen nga ish-ylli i shquar i Kombëtares së Rusisë dhe i Arsenalit, Andrej Arshavin, i cili thotë se loja e Rubinit mund të përmblidhet me pak fjalë: Disiplinë dhe soliditet në mbrojtje, dhe Daku në sulm.

Ylli kuqezi ka 11 gola e 8 asiste në 22 ndeshje të Premier Ligës ruse këtë sezon, ndërsa do të kthehet këtë fundjavë në fushë pas pezullimit për shkak të kartonit të kuq.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.