Deputeti i PDK-së Memli Krasniqi pas dështimit të seancës për të njëmbëdhjeten herë me radhë, tha se VV duhet ta ndryshojë kandidatin për kryeparlamentar dhe se Albin Kurit nuk mund ta mbajë peng Kuvendin dhe shtetin për shkak të tekeve të tij. Krasniqi tha se kjo çfarë po bënë VV është dhunim i shtetit dhe demokracisë.
Në mungesë të besimit e numrave për tu bërë kryeministër, Kurti po luan me Albulena Haxhiun, duke e mbajtur si kandidate që s’do të kalojë. Sepse e ka më të lehtë ta sakrifikojë atë, se sa të dal e të matet, sepse si ka numrat. Albin kur s’mund ta mbajë më peng e me zor shtetin. Nëse dëshiron të kemi rrugëdalje, e ftoj ta ndryshojë kandidatin. Të vijnë me një kandidaturë që mund ta zhbllokojë këtë situatë. Me keqardhje, por Albulena Haxhiu nuk kalon”, tha Krasniqi.