No menu items!

Pas letrës së Kurtit, Abdixhiku: Do të japim përgjigje zyrtare, pa arrogancë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur pas dërgimit të letrës për marrëveshje për bashkëqeverisje nga kreu i LVV-së, Albin Kurti.

Abixhiku ka thënë para gazetarëve se do të shkoj në zyre ta shoh letrën e pastaj do të jap një përgjigje.

Kom marrë një letër do të kthej përgjigje. Lejomëni të shkoj në zyre ta shoh letrën njëherë dhe do të kthej përgjigje me kohë”, tha Abdixhiku.

I pari i LDK-së pati edhe një porosi për bashkëpartiakët e tij.
I lus edhe njerëzit tanë që gjendjen e tanishme ta trajtojmë pa arrogancë dhe të kthejmë një përgjigje zyrtare qysh i takon një partie”, tha Abdixhiku.

Në letrën e tij, Kurti ka shkruar se është “i interesuar dhe i vullnetshëm për marrëveshje politike me LDK-në”.

Kurti i ka thënë Abdixhikut se “koalicionet bëhen pikërisht ndërmjet atyre që kanë dallime”, teksa ka shkruar se ka bindjen që “votuesit e LDK-së sot e preferojnë më së shumti koalicionin me LVV”.

“Edhe votuesit e LVV e preferojnë po ashtu më së shumti koalicionin me LDK. Pse të mos e bëjmë”, është shprehur Kurti në letrën drejtuar Abdixhikut./Telegrafi/Raporto24

 

Albin Kurti i dërgon letër Lumir Abdixhikut: I gatshëm për marrëveshje politike me LDK-në (Dokumenti)

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.