No menu items!

Çmimet e qumështit, vezëve dhe mjaltës rriten në Kosovë

Çmimi i qumështit, vezëve dhe mjaltës ka shënuar një rritje prej 4.7% në tremujorin e parë të vitit 2025 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka shënuar një rritje prej 2.9% krahasuar me vitin 2024, duke reflektuar një tendencë të përgjithshme të ngritjes së çmimeve në sektorin bujqësor.

Po ashtu, ASK njofton se në tremujorin e parë të vitit 2025 (TM1), indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka shënuar një rritje më të moderuar prej 0.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në raportin e fundit, ASK ka theksuar se prodhimet që formojnë bazën për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: prodhimet bimore dhe ato blegtorale.

Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Ndërsa, në prodhimet blegtorale, çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë, çmimet janë grumbulluar për katër kategori kafshësh: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve,” thuhet në raportin e ASK-së.

Në përmbledhje, në kuadër të prodhimeve blegtorale, çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse përkatëse janë kilogram (kg), litër dhe copë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.