No menu items!

Tragjedi| Viktima e vrarë nga babai në Prizren është 15-vjeçare – u ther me thikë, motra 11-vjeçare e plagosur

Një ngjarje tronditëse familjare ka ndodhur sot në mëngjes në qytetin e Prizrenit, ku një shtetas turk ka vrarë vajzën e tij 15-vjeçare me thikë, dhe ka plagosur rëndë edhe vajzën tjetër, 11 vjeçe.Burime ekskluzive të Gazetës Sinjalikonfirmojnë se tragjedia ka ndodhur
sot, më 06.05.2025, rreth orës 05:50, në afërsi të autolarjes “Syle Buleci” në rrugën “Shote Galica”, ku ndodhen disa banesa kolektive.

Fillimisht, një ekip i urgjencës kishte pranuar një thirrje për një person të lënduar, por pasi kishin arritur në vendin e ngjarjes, kishin hasur një burrë me thikë në dorë, çka i kishte detyruar të kërkonin ndihmën e menjëhershme të Policisë.

Patrullat kanë reaguar me shpejtësi dhe kanë arrestuar në vend të dyshuarin Mehmet Görenç, shtetas turk, i cili dyshohet se me mjet të mprehtë (thikë) ka sulmuar dy vajzat e tij të mitura.
Sipas ekipit të emergjencës, vajza 15-vjeçare ka ndërruar jetë në vend, ndërsa vajza tjetër 11-vjeçare është transportuar me urgjencë në spital, ku po trajtohet për plagë të rënda.

I dyshuari është arrestuar dhe ndodhet nën mbikëqyrje policore në spital, pasi edhe ai kishte pësuar lëndime, që dyshohet se i ka shkaktuar vetes pas kryerjes së aktit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.