Vetura me shpejtësi të madhe godet policin, pamje të rënda nga aksidenti në Peshkopi
Vetura me shpejtësi të madhe godet policin, pamje të rënda nga aksidenti në Peshkopi
Para 12 ore
Dëgjo këtë artikull tani…
Shoferi me shpejtësi godet policin, pamjet e rënda nga aksidenti në Peshkopi
Drejtuesi i automjetit “Golf”, Alban Shoti ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka hyrë brenda një biznesi privat berberhane.
Si pasojë ka mbetur i dëmtuar rëndë efektivi i policisë Veli Gjura, i cili ndodhet në gjendje shumë të rëndë dhe një ndihmës berber që punonte.
Mësohet që polici civil ishte në shërbim për mbarëvajtjen e qarkullimit pasi në orën 19:00 kryetari i opozitës shqiptare Sali Berisha kishte mitingun përmbyllës në Peshkopi.
“Sot, rreth orës 18:30, në kryqëzimin Velia, në Peshkopi, shtetasi A.Sh., 27 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Golf”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me një dyqan. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi V.Gj., (punonjës policie në shërbim) i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se drejtuesi i automjetit ishte nën efektin e alkoolit dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit”, sipas njoftimit zyrtar të policisë.
Top Channel ka arritur të sigurojë pamjet e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë pasdite në Peshkopi.