Gjatë një deklarate të fortë nga Elbasani, Flamur Noka ka lëshuar akuza të drejtpërdrejta ndaj Suel Çelës, duke e akuzuar për ndërhyrje në procesin zgjedhor dhe kërcënime ndaj përfaqësuesve të Partisë Demokratike.
“Po mbështet një kufomë politike. Mos telefono komisionerët e PD-së, sepse po bën një krim,” deklaroi Noka. Ai theksoi se qytetarët e Elbasanit janë të vendosur t’i përgjigjen me votë më 11 maj “barbarëve dhe kusarëve të pushtetit”, duke përmendur edhe kryeministrin Edi Rama, të cilin e quajti “në agoni politike”.
“Ta harrosh se mund të kërcënosh demokratët. Nuk do të ketë qeli të errët që do të të shpëtojë. Je duke bërë një krim më të shëmtuar se krimet që ke bërë më parë,” tha ai në një paralajmërim të hapur ndaj Çelës.
Noka gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të dalin masivisht në votime dhe të përkrahin Sali Berishën dhe projektin për “Shqipërinë Madhështore”.
“Ne kemi moralin e qytetarëve të thjeshtë, moralin e shqiptarit dinjitoz. Asgjë nuk do të na ndalë më 11 maj,” përfundoi ai.