No menu items!

Raphinha për raportin e ftohtë me Xavin: Po e bëja lojën e jetës, ai më zëvendësoi

Raphinha është sot njëri prej futbollistëve më të mirë në botë.

Me trajnerin Hansi Flick ai e ka gjetur formën kulmore duke e udhëhequr Barcelonën drejt një sezoni mjaft të suksesshëm.

Mirëpo, kjo nuk po ndodhte me yllin brazilian edhe në kohën sa trajner aty ishte Xavi Hernandez.

Sulmuesi i krahut i ka përmendur vështirësitë nëpër të cilat kaloi me legjendën katalunase, i cili, sipas tij, nuk e kishte besimin e duhur në lojtarin.

Madje, Raphinha e ka treguar edhe një rast kur ishte zëvendësuar në ndeshjen me Manchester Unitedin ndonëse po e shfaqte njërën prej ndeshjeve më të mira në karrierë.

“Ndieja dhe mendoja se Xavi dhe stafi i tij nuk më besonin mjaftueshëm”, tha fillimisht futbollisti për “isabelapagliari”, përcjell “Gazeta Express”.

“Ndonjëherë, po luaja mirë dhe po bëja gjithçka për 60 minuta dhe ai më zëvendësonte. U mundova ta zgjidhja situatën, i kisha disa biseda me të, por nuk ndryshonte asgjë. Ai e kishte mënyrën e tij të të menduarit.”

“Ekziston një video në të cilën unë eksplodoj kur drejtohem drejt bankinës dhe e godas ulësen. Mendoj se ishte ndeshja kundër Manchester Unitedit, ku kisha bërë mjaft mirë. Pata shënuar gol dhe e kisha dhënë një asistim. Mendoj se ishim 2:2 dhe mua më zëvendësuan.”

“Unë e kisha krijuar një mundësi të pastër po ashtu. Ndihesha rehat, në formë dhe po luaja mjaft mirë. Dhe, zëvendësimi i parë isha unë. Kur e pash numrin tim në tabelë, nuk mund t’ju besoja syve.” /Gazeta Express

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.