No menu items!

Abdixhiku del me propozim pas letrës së Kurtit, kërkon qeveri të tranzicionit

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka propozuar një qeveri nacionale të tranzicionit me të gjitha partitë shqiptare deri në zgjedhjen e presidentit të ri.

“Është krizë e thellë institucionale, kryesisht për shkak të dështimit të partisë së parë që të krijojë partneritete politike për krijimin e një shumice”.

Zgjidhjen nga kjo bllokadë, ai tha se LDK e konsideron të rëndësishme dhe për këtë ai tha se ka një propozim.

“Në përputhje me këtë, LDK dhe unë si kryetari i saj, propozojmë nisjen e një procesi të ri politik dhe kjo zgjidhje kërkon edhe përgjegjshmëri edhe unitet, por mbi të gjitha kërkon vetëdije të lartë politike nacionale”.

“LDK propozon nisjen e këtij procesi, fillimisht konsultativ  me të gjitha partitë politike shqiptare me qëllim formimin e qeverisë nacionale të tranzicionit. LDK kërkon unitet gjithëshqiptar në këtë periudhë dhe formimin e qeverisë nacionale të tranzicionet, një qeveri me afat të caktuar deri në zgjedhjen e presidentit të ri”.

Paraprakisht, Abdixhiku tha se si parti kanë vlerësuar se s’mund të kenë bashkëpunim me Lëvizjen Veteëvendosje pas ftesës që mori për koalicion.

“LDK për mungesë besimi dhe duke pasë parasysh stagnimin katërvjeçar të vendit për katër vitet e shkuara, e kam fjalën për rrezikimin e aleancave strategjike, sigurisë nacionale, rrezikimin serioz të demokracisë dhe lirisë së shprehjes, atakimin e institucioneve të pavarura kushtetuese, mosrespektimin e vendimit të këtyre institucioneve dhe mbi të gjitha polarizimin e thellë shoqëror e ka vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje dhe zotëri Kurtin”./Express/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.