Katër zyrtarë policorë të Suharekës suspendohen për një rast të ndjeshëm – Sinjali mëson emrat
Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht emrat e katër zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor në Suharekë, të cilët janë suspenduar në lidhje me një rast të ndjeshëm që është duke u trajtuar nga autoritetet hetimore.
Të suspenduarit janë: togeri Bashkim Gashi, rreshterja Lindita Rexhepaj, zyrtari policor Qaush Hajdari dhe zyrtari policor Fehmi Sertolli – të gjithë pjesë e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.
Suspendimi i tyre është bërë në kuadër të procedurave të brendshme disiplinore, ndërsa pritet të pasohen nga hetime të mëtejshme për të zbardhur plotësisht rastin.
Gazeta Sinjali do të vazhdojë të raportojë për zhvillimet e reja dhe motivet që kanë çuar në marrjen e kësaj mase.
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.