No menu items!

Diskriminim i paprecedentë / PD: 466 mijë shtetas shqiptarë rrezikojnë të humbasin të drejtën e votës, kërkohet

Bylykbashi: 466 mijë qytetarë rrezikojnë të mos votojnë – Qeveria të zgjasë vlefshmërinë e dokumenteve

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka ngritur alarmin për rreth 466 mijë shtetas shqiptarë me të drejtë vote që, sipas tij, rrezikojnë të përjashtohen nga votimi më 11 maj për shkak të mungesës së dokumenteve të vlefshme identiteti.

Sipas Bylykbashit, qeveria ka zgjatur vlefshmërinë e dokumenteve vetëm për zgjedhësit jashtë vendit, duke diskriminuar ata që jetojnë në Shqipëri, çka përbën një veprim antikushtetues dhe rrezikon të drejtën themelore të votës.

“Qeveria duhet pa vonesë të nxjerrë një akt normativ për zgjatjen e vlefshmërisë së dokumenteve për arsye zgjedhore,” deklaroi ai, duke i bërë thirrje edhe KQZ-së të veprojë me vendosmëri për të garantuar pjesëmarrjen e këtyre shtetasve në votime.

Bylykbashi gjithashtu u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare si OSBE-ODIHR, Këshilli i Europës dhe të tjerë, që të reagojnë menjëherë ndaj kësaj situate.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.