Futbollisti i Gjilanit, Oltioni Bilalli pas lëndimit që pësoi në ndeshjen ndaj Malishevës po trajtohet në klinikën emergjente të QKUK në Prishtinë.
Krahas bashkëlojtarëve aty u pa edhe Presidenti i Federatës Agim Ademi!
Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, e ka konfirmuar për TV Dukagjinin se gjendja shëndetësore e futbollistit të Gjilanit, Oltion Bilalli, është e rëndë!
𝐃𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐚𝐭𝐚 𝐞 𝐭𝐢𝐣 𝐞 𝐩𝐥𝐨𝐭
Është pranu te ne në QE rreth orës 19:00, është duke u trajtuar në QE. Janë kryer disa ekzaminime të nevojshme, gjendja është stabile për momentin por e rëndë, është në aparat me frymëmarrje të asistuar dhe me terapi për sedacion dhe analgjetik, pas orës 22:00 do të ia përsërisim edhe disa ekzaminime. Mandej së bashku me konsultantët vendosim çka tutje. Trajtimi i mëtutjeshëm do të vazhdojë në Mjekimin Intenziv Qendror.
Lutemi për Oltin