No menu items!

Vuçiq në Moskë, reagon Zyra e Osmanit: Udhëtimi konfirmon afërsinë e tij me regjimin agresor të Putinit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shkuar në Moskë, për të marrë pjesë në Paradën e Fitores në Sheshin e Kuq.

Gjithashtu, Vuçiqi ka planifikuar një takim dypalësh më 9 maj me presidentin rus, Vladimir Putin, sipas njoftimeve nga Kremlini.

Për këtë vizitë, ka reaguar Presidenca e Kosovës, duke thënë se udhëtimi i Vuçiqit në Moskë konfirmon lidhjen e tij ideologjike me regjim autokratik dhe agresor, si ai i Putinit.

Këshilltari i presidentes, Vjosa Osmani, Bekim Kupina, ka deklaruar se ky udhëtim është një shenjë e qartë e orientimit të Serbisë kundër vlerave dhe parimeve euro-atlantike dhe një tregues i mundshëm i vazhdimit të veprimeve destabilizuese të Vuçiqit ndaj rajonit

Vizita e ish ministrit të Millosheviqit, Vuçiq në Moskë, konfirmon jo vetëm afërsinë ideologjike të tij me një regjim autokratik e agresor si ai i Putinit, por edhe orientimin e Serbisë kundër vlerave dhe parimeve euro-atlantike. Po ashtu është tregues se Vuqiçi do të vazhdojë veprimet destabilizuese kundër rajonit tonë, me bekimin e Moskës”.

“Kjo vizitë le të shërbejë si një kambanë alarmi edhe për të gjithë ata përfaqësues evropian, të cilët mbështesin pakusht Vuçiqin me shpresën se ai do të kthehet kah perëndimi. Vuçiqi në Moskë e në shërbim të plotë të Putinit është edhe rezultat i politikave akomoduese, të cilat i përdorin shumë politikanë perëndimor ndaj tij, duke injoruar veprimet e tij destabilizuese ndaj fqinjve, të cilat i ngjajnë atyre të viteve të 90-ta”, ka thënë Kupina.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.