No menu items!

Asllani, një shqiptar në finalen e Ligës së Kampionëve

Kristijan Asllani ka shkruar historinë duke u bërë pjesë e finales së Ligës së Kampionëve, një arritje e jashtëzakonshme për futbollistin shqiptar.

Asllani, ndonëse nuk luajti mbrëmë, siguroi kualifikimin me Interin pasi mposhtën Barcelonën 4:3 në “Giuseppe Meazza”.

Me talentin dhe angazhimin e tij,  ylli shqiptar ka siguruar një vend në këtë ndeshje madhështore të kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit evropian.

Ky moment është një arritje e madhe për futbollin shqiptar dhe një inspirim për të rinjtë që ëndërrojnë të arrijnë majat e futbollit botëror.

Ai është futbollisti i parë që përfaqëson Shqipërinë dhe që luan në finale. Xherdan Shaqiri është shqiptari i parë që e ka fituar këtë garë, madje dy herë, por ai mbron ngjyrat e Zvicrës.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.