No menu items!

Vuçiq pas vizitës në Moskë: Nëse BE-ja do dënime, le të bien mbi mua jo Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zgjedhur të marrë pjesë në paradën ushtarake në Moskë për nder të 80-vjetorit të fitores ndaj fashizmit, pavarësisht tensioneve me Perëndimin. Ai e ka përshkruar pjesëmarrjen si një akt personal që mund të ketë pasoja për të

“Jam i bindur se Serbia do të mbetet në rrugën evropiane. Nëse BE-ja dëshiron të ndëshkojë dikë, le të më ndëshkojë mua. Unë do ta pranoj dënimin dhe do të kërkoj që të mos ndëshkohet i gjithë vendi”, tha Vuçiq.

Vuçiq mbërriti në Moskë përmes Bullgarisë, Turqisë dhe Azerbajxhanit, pasi Letonia dhe Lituania nuk i lejuan kalimin e avionit presidencial në hapësirën e tyre ajrore. Ai u prit nga zëvendësministri i Jashtëm rus, Aleksandar Grushko.

Udhëtuam përmes Bullgarisë, Turqisë dhe Azerbajxhanit, dhe kur na u lejua korridori, vazhduam rrugën. Mbërrita në Moskë ku më priti zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Aleksandar Grushko, një nga figurat më të rëndësishme të diplomacisë ruse”, tha Vuçiq.

Disa ministra serbë kishin kërkuar masa reciproke ndaj Letonisë dhe Lituanisë, por Vuçiq tha se ai ishte kundër.

“Populli serb nuk ka pse të turpërohet, por duhet të jetë krenar për luftën e tij kundër fashizmit. Nëse ndonjë popull ka të drejtë të krenohet me luftën kundër fashizmit, ai është populli serb”, shtoi ai.

Ai do të takohet me patriarkun Kirill, ku do t’i dorëzojë një dekoratë, si dhe me presidentin e Kazakistanit, Zhomart Tokajev. Të premten, pas paradës, Vuçiq do të ketë takime me presidentin kinez Xi Jinping dhe më pas me presidentin rus Vladimir Putin.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.