No menu items!

Kurti bën homazhe te varri i Komandant Drinit në Prizren

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren e tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi dhe deputetë të Kuvendit, bëri sot homazhe në 25- vjetorin e vrasjes së Ekrem Rexhës, të njohur si Komandant Drini, në Landovicë të Komunës së Prizrenit.

Kryeministri Kurti tha se Ekrem Rexha, Komandant Drini, ka qenë një veprimtar intelektual, një luftëtar i paepur, i cili me pushkë në dorë dhe me strategji në mendje u përball me armikun e okupatorin serb dhe sot shënojmë 25-vjetorin e vrasjes së tij.

Pas homazheve te varri i tij, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e thellë për familjen e Komandant Drinit, që e dhanë një bir kaq të vlefshëm për kombin shqiptar.

“Lavdi Komandant Drinit dhe gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit!’’ u shpreh kryeministri Kurti.

Pas homazheve te varri i Komandant Drinit, kryeministri Kurti do të bëjë homazhe edhe te memoriali në lagjen Bazhdarhane. /Raporto24 /

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.