No menu items!

ATK thirrje këngëtarëve: Deklaroni dhe paguani obligimet tatimore gjatë sezonës verore

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), iu ka bërë thirrje këngëtarëve që të përmbushin të gjitha obligimet tatimore në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Në njoftim thuhet se përmendet sezoni i verës, ku këngëtarët kanë aktivitete të shumta muzikore.

ATK i ka ftuar këngëtarët që të deklarojnë dhe të paguajnë të ardhurat në mënyrë që mos të bëhen pjesë e ndëshkimeve tatimore.

Njofitmi i plotë:

THIRRJE PËR KËNGËTARËT PËR TË GJITHA AKTIVITETET MUZIKORE DHE ARTISTIKE GJATË SEZONËS VERORE

Me fillimin e sezonës verore ka rritje të konsiderueshme të aktiviteteve muzikore dhe artistike, andaj njoftojmë të gjithë artistët, këngëtarët, organizatorët e eventeve dhe subjektet e përfshira në ofrimin e shërbimeve argëtuese, se janë të obliguar të përmbushin detyrimet e tyre tatimore në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Kjo periudhë e intensifikuar e angazhimeve artistike nuk përjashton askënd nga përgjegjësitë ligjore.

Pagesa e tatimeve është obligim ligjor.

Ftojmë të gjithë të deklarojnë dhe të paguajnë të ardhurat në mënyrë që mos të bëhen pjesë e ndëshkimeve tatimore.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.