No menu items!

Tragjedia në Prishtinë, Çitaku: Diku kemi gabuar keq – çka duhet të ndodhë që të ngrihemi në këmbë kundër dhunës?

Vlora Çitaku, deputete e Partisë Demokratike e Kosovës, ka reaguar në lidhje me tragjedinë e sotme që ka ndodhur në një ndërtesë në rrugën B në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

Çitaku ka se ‘’diku kemi gabuar keq’’, dhe se çdo ditë jemi dëshmitarë të lajmeve tragjike.

‘‘Unë nuk po e di më çka duhet të ndodhë që të ndizen të gjitha alarment. Edhe çka duhet të ndodhë që si shoqëri të zgjohemi e të ngrihemi në këmbë kundër dhunës që na godet çdo ditë, në rrugë, në shtëpi, në vendin e punës.

Çfarë shoqërie jemi duke ndërtuar? Çfarë vlerash po mbjellim e kultivojmë për fëmijët tanë? A nuk u ba boll?

Çdo ditë jemi dëshmitarë të lajmeve tragjike: dhunë, brutalitet, sulme ndaj grave. Diku kemi gabuar keq. Por ende s’është vonë me e ndërru drejtimin’’, ka shkruar ajo. /Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.