No menu items!

Tragjedia në Prishtinë trondit vendin – Reagime të ashpra nga politika e shoqëria civile

Një 34-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një 30-vjeçare ka mbetur e plagosur në një rast të rëndë që ka ndodhur orët e pasdites në një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë.

Deri tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të plota mbi rrethanat e tragjedisë.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në publik dhe në radhët e institucioneve.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka shprehur shqetësimin e saj pas këtij rasti tragjik, duke kërkuar mobilizim të shoqërisë përballë dhunës në rritje.

Unë nuk po e di më çka duhet të ndodhë që të ndizen të gjitha alarmet… Çfarë shoqërie jemi duke ndërtuar? Çfarë vlerash po mbjellim e kultivojmë për fëmijët tanë? A nuk u ba boll?”, ka shkruar Çitaku.

Drejtoresha e Kulturës në Prishtinë dhe sociologia Sibel Halimi, ka theksuar se dhuna është kthyer në një realitet të përditshëm dhe se rasti në fjalë duhet të shërbejë si thirrje alarmi për shoqërinë dhe institucionet.


Ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Prishtinë nuk është thjesht një tragjedi. Është një britmë që kërkon të dëgjohet. Një alarm që kërkon vëmendje më të thellë dhe angazhim institucional. Sepse nuk kemi luksin të kthejmë kokën mënjanë; çdo vonesë, çdo neglizhencë, kushton jetë”, shkroi Halimi.Ajo shtoi se mungesa e edukimit emocional dhe mbështetjes për mirëqenie mendore po i hap rrugë një klime të rrezikshme të dhunës dhe izolimit shoqëror, duke kërkuar veprim konkret dhe të menjëhershëm institucional

Në anën tjetër, drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar ashpër ndaj asaj që e quan “heshtje vrastare” të institucioneve, veçanërisht duke kritikuar mungesën e veprimit nga Koordinatorja Kombëtare kundër Dhunës në Familje, rol që e ushtron Ministrja e Drejtësisë.

“Vrasje në familje, dhunë në familje për çdo ditë, kurse Ministrja e Drejtësisë që e ushtron këtë rol në heshtje vrastare”, shkroi Miftaraj
Ai shtoi se mungesa e llogaridhënies dhe dështimi i sistemit të sigurisë po e kthejnë dhunën në statistika të trishta dhe të pashpresa.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka nisur hetime mbi rastin si “Hetim mbi vdekjen”, ndërkohë që trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.