No menu items!

5,577 Burra dhe 450 Gra të Ekzekutuar – Dëshmitë në Muzeun e Terrorit Komunist ne Tiranë(video)

Sipas të dhënave zyrtare. Viktimat u akuzuan për “armiqësi ndaj popullit”, “agjitacion e propagandë”, tentativa arratisjeje dhe veprimtari kundër regjimit komunist.

Përveç ekzekutimeve, regjimi përdori dhe forma të tjera represioni,shkruan Raporto24

Burgosje politike: U arrestuan 10,133 burra dhe 7,367 gra; 1,065 prej tyre humbën jetën në burgje. Tortura dhe pasojat e saj: 408 persona humbën aftësinë mendore si pasojë e dhunës dhe torturave. Internime masive: Rreth 20,000 familje u internuan për motive politike; 7,022 persona vdiqën në kampet e internimit.

Për të dokumentuar këto krime, janë ndërmarrë disa iniciativa:

Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK) ka publikuar Fjalorin Enciklopedik të Viktimave të Terrorit Komunist, me të dhëna të detajuara për viktimat. Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) ka organizuar konferenca dhe botuar materiale mbi persekutimet politike. Organizata Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur (ICMP) vlerëson se rreth 6,000 persona rezultojnë të zhdukur gjatë diktaturës, shumica ende të pagjetur./Raporto24

Mikrofonët në bishtin e fshesës: Si përgjonte regjimi komunist mësuesit në Shqipëri gjatë viteve 1985-1990

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.