No menu items!

Luiz Ejlli voton në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri: Po na e lyejnë gishtin me bojë, po na bëjnë me gisht gjithë jetën

Sot (e diel) në Shqipëri po mbahen zgjedhjet parlamentare 2025, ndërsa qytetarët po ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar për përfaqësuesit e rinj në Kuvend.

Ndër emrat publikë që kanë marrë pjesë në votime është edhe këngëtari i njohur dhe fituesi i Big Brother VIP Albania 2, këngëtari Luiz Ejlli.

Luizi ka ndarë një moment nga votimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar një fotografi të gishtit të lyer me bojë, shenjë simbolike që tregon se ka hedhur votën.

Por ajo që ka tërhequr më së shumti vëmendjen është përshkrimi që ai ka vendosur mbi foto: “Po na e lyejnë gishtin me bojë, po na bëjnë me gisht gjithë jetën”

Foto: Luiz Ejlli/InstaStory

Ky reagim ironik dhe kritik nga artisti është interpretuar nga ndjekësit si një reflektim i zhgënjimit të përgjithshëm që shumë qytetarë ndjejnë ndaj klasës politike dhe proceseve zgjedhore.

Komenti i Ejllit është shpërndarë gjerësisht në rrjet, duke u kthyer në një nga postimet më të diskutueshme të ditës.

Kujtojmë se Luiz Ejlli është një ndër personazhet më të ndjekur në Shqipëri dhe Kosovë, dhe shpesh përdor platformën e tij për të komentuar çështje shoqërore, përtej fushës së muzikës dhe televizionit. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.