No menu items!

Raportohet se disa motoçiklistë në Gjakovë shfaqën simbole nacionaliste, deklarohen nga Policia

Policia ka pranuar një informatë se disa motoçiklistë kanë kaluar nëpër Gjakovë, duke shfaqur simbole nacionaliste me qëllim provokimi.

Megjithatë, policia ka bërë të ditur se informata nuk është arritur të  verifikohet dhe sipas tyre, nuk ka prova që e konfirmojnë ndodhinë e përshkruar.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj tha është duke u trajtuar me kujdes ky informacion dhe se do të ndërmarrim veprimet e nevojshme nëse konstatohet ndonjë shkelje.

“Kemi pranuar një informatë lidhur me disa motoçiklistë që pretendohet se kanë kaluar nëpër zonën e Gjakovës, duke shfaqur simbole nacionaliste me qëllim provokimi.  Megjithatë, në këtë fazë, informata nuk është arritur të  verifikohet dhe nuk ka prova që e konfirmojnë ndodhinë e përshkruar”, thuhet tutje në konfirmim./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.