Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka
kerkuar të nënshkruajë kërkesën për shfuqizimin e vendimit të ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike, një nismë që është iniciuar nga disa deputetë të opozitës. Në të njëjtën listë kane refuzue së nënshkrimeve deputet Elbert Krasniqi, Emilija Rexhepi dhe deputetë të tjerë,shkruan Raporto24.com
Megjithatë, gjatë ditës së sotme, Bajrami ka reaguar në rrjete sociale, duke kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje për situatën e krijuar që nga 15 prilli, me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Në një postim në Facebook, ajo thekson se deputetët e VV-së nuk kanë arsye të frikësohen nga nisma për të kërkuar shfuqizimin ose shtyrjen e vendimit për rritjen e çmimit të rrymës, duke theksuar se një veprim i tillë do të ishte në interes të qytetarëve dhe në përputhje me përgjegjësinë e përfaqësuesve të tyre.
Postimi i Bajramit ndër të tjera thotë:
“Nga partia që e ka blloku Kuvendin nga 15 prilli nuk pritet ndryshe. Sikur të mendonin për qytetarët dhe bizneset znj. Kusari-Lila dhe të tjerët, ne sot nuk do të ishim në këtë situatë.
Megjithatë, nuk kanë asnjë arsye të frikësohen nga nisma e deputetëve për mbledhjen e nënshkrimeve për t’i kërkuar ZRrE-së shfuqizimin ose shtyerjen e vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Përfaqësuesit e qytetarëve kanë detyrimin të mbrojnë interesin publik. Nënshkrimi i kësaj nisme do të ishte veprim i drejtë dhe në përputhje me këtë përgjegjësi.”
Pavarësisht këtij qëndrimi të shprehur publikisht, Bajrami nuk është në mesin e deputetëve që kanë firmosur kërkesën për shfuqizimin e shtrenjtimit të rrymës – një mospërputhje që ka nxitur reagime në opinionin publik./Raporto24/