No menu items!

Prokuroria dhe Policia e Kosovës: Sekuestrohet pasuri mbi 2.2 milionë euro në rastin “Mati”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve Financiare të Policisë së Kosovës, ka sekuestruar pasuri të paluajtshme në vlerë prej mbi 2.28 milionë euro në kuadër të hetimeve për rastin e koduar “Mati”, që lidhet me veprën penale të shpëlarjes së parasë.

Sipas një komunikate të përbashkët nga PSRK dhe Policia e Kosovës, kjo pasuri është zbuluar dhe sekuestruar me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, në emër të të dyshuarit me inicialet Sh.C.

Pasuria e sekuestruar përfshin:

20 njësi banesore me sipërfaqe të përgjithshme prej 1,788.41 m², me vlerë të përafërt rreth 1,788,410.00 euro; 2 lokale afariste me sipërfaqe 167.54 m², me vlerë rreth 335,080.00 euro; 17 vendparkingje (garazha) me sipërfaqe 241.96 m², me vlerë rreth 145,176.00 euro; 6 depo me sipërfaqe 28.87 m², me vlerë rreth 17,388.00 euro.

“Pasuria është identifikuar gjatë hetimeve në bashkëveprim dhe mbikëqyrje të ngushtë me prokurorin e lëndës nga Prokuroria Speciale”, thuhet në komunikatën e përbashkët të datës 12 maj.

Prokuroria thekson se hetimet janë në zhvillim dhe rasti po trajtohet në drejtim të veprës penale “Shpëlarja e parave”. Autoritetet kanë bërë të ditur se opinioni publik do të njoftohet me kohë për zhvillimet e mëtejme lidhur me këtë rast./Raporto24.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.