No menu items!

Kryetarja e Gjykatës Speciale në Kosovë – policia njofton për masa të sigurisë dhe kufizime të trafikut

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga data 12 deri më 14 maj 2025, në Kosovë do të qëndrojë për vizitë zyrtare kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Me këtë rast, autoritetet policore kanë paralajmëruar masa të shtuara sigurie dhe kufizime të përkohshme në qarkullimin rrugor.

“Policia e Kosovës, në bashkërendim me autoritetet kompetente ndërkombëtare, do të angazhohet për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kësaj vizite,” thuhet në njoftimin zyrtar të lëshuar nga Policia e Kosovës.

Për të mundësuar lëvizjen e lirë të delegacionit dhe zhvillimin e takimeve sipas agjendës, Policia ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa segmente rrugore të cilat do të zgjasin vetëm për intervale të shkurtra kohore.

“Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut dhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative,” sqarojnë autoritetet, duke bërë thirrje për mirëkuptim nga qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik.

Vizita e Trendafilova vjen në një moment të rëndësishëm për zhvillimet në lidhje me drejtësinë ndërkombëtare dhe proceset që kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.