No menu items!

AAK-ja dorëzon në Kushtetuese çështjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar

Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese për interpretim çështjen e insisitimit të kalimit në votim të fshehtë për votimin e kryetarit të kuvendit.

Ne sot si AAK me nënshkrimin e deputetëve të LDK-së dhe PDK-së dërguam në Gjykatën Kushtetuese për interpretim të ndryshimit të votimit në mes të propcedurave për zgjedhjen e kryeparlametnarit. Raporti është hartuar nga ekspertët e AAK-së dhe kemi kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që ta trajtojë këtë çështje me prioritet. Megjithatë, ne mendojmë se po cenohet rëndësia e Kuvendit të Kosovës, duke u mbajtur seanca çdo 48 orë, përfshirë edhe ato seanca që dyshohet se po bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. U bëj thirrje të gjithë akterëve që kjo çështje të trajtohet me seriozitet, ndoshta përmes një mase të përkohshme pezulluese, për të ndaluar mbajtjen e seancave derisa Gjykata Kushtetuese të marrë një vendim”, ka thënë Kadriaj, transmeton IndeksOnline.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.