Prishtinë, 11 maj 2025 – Në 27-vjetorin e rënies heroike të Agron Rrahmanit, ish-komandanti i Zonës së Llapit të UÇK-së, Rrustem Mustafa, ka kujtuar mikun dhe bashkëluftëtarin e tij me fjalë të thella dhe prekëse,shkruan Raporro24
“Agron Rrahmanin e kam pasur shok gjenerate. Që nga dita e parë që e kam njohur, Agroni ishte shembull i një njeriu të edukuar, i përkushtuar ndaj familjes, shoqërisë dhe mbi të gjitha – ndaj kombit,” shkruan Mustafa, duke theksuar se ai ishte gjithnjë në ballë të lëvizjes kombëtare dhe ndër udhëheqësit e hershëm të njësive të UÇK-së.
Agron Rrahmani ra heroikisht në Prishtinë, në një pritë të organizuar nga forcat armike, duke dëshmuar vendosmërinë e tij për çlirimin e atdheut.
“Nuk ndaloi kurrë, deri në ditën e rënies së tij heroike. Luftoi me nder, me dinjitet dhe me një besim të palëkundur në kauzën tonë të drejtë. Ai ishte dhe do të mbetet simbol i përkushtimit dhe i flijimit për liri,” shkruan ndër të tjera Mustafa.
Në fund të mesazhit të tij, ai u shpreh: “Lavdi përjetë emrit dhe veprës së Agron Rrahmanit!”/Raporto24