No menu items!

Tensione në protestën e OVL-UÇK-së te Trendafilova

“Për shkaqe të sigurisë publike dhe në përputhje me këshillën e Policisë së Kosovës konferenca është anuluar. Do t’ju ofrojmë më shumë informacione ndërkohë”, thuhet në njoftimin e Speciales për KOHËN.

Hysni Gucati i OVL-UÇK-së ka deklaruar se vizita e Trendafilovas në Kosovë është për të keqen e shqiptarëve.

Tensione në protestën e OVL-UÇK-së te Trendafilova

Anëtarët e OVL-UÇK-së kanë hedhur tym të zi pranë hotelit ku po mban konferencë kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

Veteranët u dëgjuan teksa thërrisnin “UÇK, UÇK”.

Veteranët protestojnë kundër vizitës së Trendafilovas

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë nisur protestën kundër vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

Ata po protestojnë para hotelit ku Trendafilova pritet të mbajë konferencë për media.

Organizatat e dala nga lufta në një reagim të përbashkët kanë deklaruar të hënën se vizita e kryetares së Dhomave të Specializuara është e papranueshme dhe fyerje.

Ata kanë thënë se vizita e saj s’ka asgjë të përbashkët me drejtësinë dhe transparencën, teksa përmenden edhe “qasjen arrogante të Gjykatës Speciale”

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.