Një incident ka ndodhur sot në hyrje të ndërtesës ku pritej të mbahej konferenca me pjesëmarrjen e prokurores së Dhomave të Specializuara, VTrendafilova. Gjatë protestës së organizuar nga veteranët e UÇK-së, një prej pjesëmarrësve, siç shihet në videon e siguruar nga ekipi i Raporto24, hodhi një bombol tymuese në drejtim të koridorit ku ndodheshin pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Në pamjet filmike, personi me kapele shihet duke mbajtur dhe aktivizuar mjetin tymues përpara hyrjes, gjë që çoi në përshkallëzim të situatës mes protestuesve dhe forcave të sigurisë.
Për arsye të sigurisë publike, dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, organizatorët kanë anuluar konferencën e planifikuar.
Autoritetet pritet të japin informacione shtesë lidhur me hetimet për incidentin dhe masat që do të merren ndaj personave përgjegjës./Raporto24