No menu items!

Bajrami i përgjigjet Bashës: Pse duhet VV të bëjë koalicion me ‘hajvanat’?

Në një reagim të drejtpërdrejtë gjatë emisionit Debat Plus, Hykmete Bajrami i është përgjigjur Dimal Bashës së Lëvëzjes Vetëvendosje se pse nuk bëjnë koalicionme VV-në.

“Sepse jemi ‘hajvanë’ për ta. Pyete Dimalin, pse duhet me bërë LVV-ja koalicion me ‘hajvanat’”, ka thënë Bajrami.

Ajo ka akuzuar Qeverinë Kurti në detyrë për mungesë të plotë bashkëpunimi me opozitën gjatë mandatit katërvjeçar, duke thënë se nuk është pranuar asnjë propozim nga partitë opozitare.

Bajrami ka theksuar se deklaratat e Kurtit vetëm e kanë thelluar hendekun mes LDK-së dhe LVV-së.

“Kurti nuk ka lënë hapësirë për një shteg të bashkëpunimit me asnjë parti politike. Për herë të parë në histori të Kuvendit, ka shkuar komplet mandati pa e marrë Qeveria e Kosovës as edhe një propozim nga opozita”, ka deklaruar ajo, duke shtuar se vetëm një amendament i LDK-së ka kaluar gjatë katër viteve.

Bajrami ka kritikuar ashpër edhe mënyrën e qeverisjes dhe shfrytëzimin e buxhetit. Sipas saj, Qeveria ka përdorur fondet publike për të blerë vota dhe ka shkelur Kushtetutën për përfitime politike.

“Kanë shfrytëzuar buxhetin në mënyrën më brutale të mundshme, për të blerë vota. Edhe sot po shkelin nenin 72 të Kushtetutës, i cili e ndalon që një deputet të mbajë pozita ekzekutive”, ka theksuar Bajrami.

Ajo ka potencuar se ndonëse nuk kanë caktuar emra për kryetarin e ri të Kuvendit, insistimi i LDK-së ka qenë që ai të zgjidhet përmes marrëveshjes politike./Dukagjini

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.