No menu items!

Qendra e Prishtinës mbytet në mbeturina – erëra të rënda dhe pamje alarmante

Ekipi i Raporto24 ka xhiruar pamje shqetësuese nga rrugët e qendrës së Prishtinës, të cilat janë të mbuluara nga mbeturinat dhe të përfshira nga erërat e ndotjes. Kjo situatë ka ardhur vetëm një ditë pas ndërprerjes së shërbimit të grumbullimit të mbeturinave nga Kompania Rajonale PASTRIMI SH.A., për shkak të borxhit të akumuluar nga Komuna e Prishtinës.

Në një njoftim zyrtar, kompania ka bërë të ditur se ka pezulluar ofrimin e shërbimeve për shkak të mosshlyerjes së detyrimeve financiare, të cilat sipas saj arrijnë vlerën 2.7 milionë euro. Kompania thotë se pavarësisht kërkesave dhe paralajmërimeve të vazhdueshme, Komuna nuk ka paguar për më shumë se pesë muaj, duke vështirësuar seriozisht funksionimin operativ të saj.

“Mosrealizimi i pagesave na ka pamundësuar mbulimin e kostove dhe ofrimin normal të shërbimeve”, thuhet në njoftimin e PASTRIMI SH.A.

Kompania u ka bërë thirrje autoriteteve komunale që të shlyejnë urgjentisht detyrimet financiare dhe të rivendosin bashkëpunimin institucional, në mënyrë që qytetarëve t’u ofrohen shërbimet bazike dhe të parandalohet përkeqësimi i situatës higjieno-sanitare në kryeqytet.

Rasti ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale, ku qytetarët kanë shprehur shqetësimin për ndotjen dhe neglizhencën institucionale që po rrezikon shëndetin publik.Raporto24

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.