No menu items!

Qëndroi tri ditë në Kosovë – me kë u takua kryetarja e Speciales dhe çka i bëri përshtypje?

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, gjatë qëndrimit në Kosovë ka pasur takime me ambasadorë të vendeve të BE-së dhe ambasadorin e Britanisë.

Ajo ka vizituar edhe Qendrën e Fondit për të Drejtën Humanitare, dhe ka pasur bisedim me studentët e Juridikut.

“Kryetarja e Dhomave të Specializuara (DHSK), Ekaterina Trendafilova, përfundoi sot vizitën e saj treditore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Gjatë vizitës ajo u takua me studentë të Fakultetit të Drejtësisë për të diskutuar kornizën ligjore të DHSK-së, si dhe mandatin dhe funksionimin e saj. Gjithashtu, ajo vizitoi edhe Qendrën e Dokumentacionit të Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë. Po ashtu, Gjykatëse Trendafilova u takua me palët e interesuara, mes të cilëve përfaqësues të shteteve anëtarë të Bashkimit Evropian, Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Shefin e Misionit EULEX. Ajo u takua edhe me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Shefin e UNMIK-ut dhe Avokatin e Popullit në Kosovë për t’u dhënë informacione publike rreth mandatit, administrimit dhe veprimtarive aktuale të Gjykatës”.

“Ajo çka vlerësova më shumë nga vizita në Kosovë ishte takimi me studentët e universitetit të cilët dua t’i falënderoj për interesin dhe pyetjet e tyre. Studentët treguan njohuri të shkëlqyera të parimeve juridike. Gjëja më prekëse ishte ekspozita e Fondit për të Drejtën Humanitare, që dokumenton zërat dhe përvojat e viktimave dhe mbijetuesve nga lufta në Kosovë”, tha Trendafilova.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.