Largimi i befasishëm i Albes dhe Limit nga “Ferma VIP” ka trazuar rrjetin ditën e djeshme, me ndjekësit që kanë shpërthyer në komente e pyetje për arsyen dhe të ardhmen e çiftit.
Por për të qetësuar kureshtjen, Alba ka ndarë një postim në Instagram ku ka publikuar një foto të të dyve, duke dhënë një mesazh të qartë për marrëdhënien e tyre.
“Besnikëria mbi dashurinë”, ka shkruar Alba, duke e etiketuar edhe Limin, një gjest që duket se konfirmon se lidhja mes tyre po vazhdon edhe jashtë reality show-t – e fortë dhe pa luhatje.