No menu items!

“Është ofenduese” – Kerquki ia lexon Faton Pecit letrën e VV’së drejtuar LDK’së, Peci: LDK dikur e akuzonte PDK’në për vrasjet politike

Në emisionin Pressing në T7, ku i ftuar është ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci është diskutuar letra e VV’së dërguar LDK’së për një koalicion për formimin e institucioneve të Kosovës.

Në emisionin Pressing në T7, derisa moderatori Leonard Kerquku thotë se letra e VV’së ishte ofenduese, Peci insiston se nuk ka asgjë ofenduese në të, përveç të vërtetave thotë që i ka.

“Cka ka të pavërtet qetu? Krejt cka është  e potencume në këtë letër është e vërtet”, tha ai.

Ai madje thotë se LDK në diskutim publik ka thënë se PDK dhe AAK kanë vrarë njerëz të LDK’së.

“Në LDK në diskutimin publik të disa akterve, por edhe intern kanë bisedu narracionin që PDK dhe AAK kanë vrarë njerëz të LDK. Ndërsa ki fjalim në foltore të Kuvendit, ku njëri prej aktereve shumë të rëndësishëm të LDK ku thotë që “nuk nalna në angazhimin politik pa e pa prapa grilava Hashim Thaçi dhe Kadri Veselin”. Është deklarim jashtëzakonisht i rëndë, unë spo them as është e vërtet as nuk është e vërtet”, thotë ai.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.