No menu items!

Vazhdon problemi i pastrimit, mbeturinat mbulojnë disa lagje në Prishtinë

Pavarësisht deklarimeve nga Komuna e Prishtinës se ka marrë masa për menaxhimin e situatës me mbeturina, disa lagje të kryeqytetit vazhdojnë të përballen me grumbuj të mëdhenj të mbeturinave.

Kjo situatë është përkeqësuar pas ndërprerjes së shërbimeve nga ndërmarrja publike “Pastrimi”, e cila ka ndalur operimin për shkak të krizës financiare

Banorët shprehen të shqetësuar për pasojat në shëndetin publik dhe mjedis.

Ndryshe, për shkak të krizës financiare të shkaktuar nga mos pagesa e borxheve nga ana e qytetarëve Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se është detyruar të ndërpresë grumbullimin e mbeturinave.

Në njoftimin e Kompania Rajonale e Mbeturinave PASTRIMI SH.A. thuhet se “për shkak të mospagesës së borxhit nga Komuna e Prishtinës në vlerë prej 2.7 milionë euro, është e detyruar të ndërpresë ofrimin e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në territorin e Komunës së Prishtinës”. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.