No menu items!

Osmani para liderëve të BE-së në Tiranë: Hiqni masat e padrejta ndaj Kosovës – po ndëshkohet vendi më pro-evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një fjalim të fuqishëm në Samitin e Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, ku përpara liderëve evropianë kërkoi heqjen e masave kufizuese ndaj Kosovës, të cilat i cilësoi të padrejta dhe dëshpëruese për qytetarët, sidomos për të rinjtë.

“Emigrimi lidhet edhe me erozionin e shpresës dhe besimit brenda shteteve. Duhet të investojmë për të rritur shpresën, veçanërisht tek të rinjtë. Por si mund të flasim për rritje të shpresës, kur vendet që janë 100% të harmonizuara me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, si Kosova, ndëshkohen me masa kufizuese?”, tha Osmani.

Presidentja theksoi se Kosova është shteti më i përafruar me Bashkimin Evropian në aspektin politik dhe të sigurisë, megjithatë është i vetmi vend në tryezën e samitit që mbetet nën masa ndëshkuese nga vetë BE-ja.

Nuk ka asnjë shpjegim të qartë pse këto masa vazhdojnë. Për këtë arsye, edhe një herë i bëj thirrje Bashkimit Evropian dhe liderëve të tij të marrin vendimin e guximshëm për t’i hequr këto masa ndaj kombit më pro-evropian në botë”, u shpreh Osmani.

Ajo rikujtoi se 97% e qytetarëve të Kosovës janë pro-evropianë dhe se kjo përkushtim nuk duhet të merret si i mirëqenë.

Kosova ka popullsinë më të re në Evropë, që nuk e shtyn emigrimin, por ka potencial për të kontribuar në zhvillimin dhe konkurrueshmërinë e vetë BE-së”, shtoi ajo.

Presidentja përfundoi duke theksuar se mbajtja e masave ndaj Kosovës nuk është shenjë force strategjike, por e konfuzionit, dhe se Bashkimi Evropian ka nevojë për një vendim të guximshëm për të forcuar shpresën, jo për ta zbehur atë./Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.