No menu items!

‘Diana është gati’, çka po paralajmëron Alaudini?

Moderatori Alaudin Hamiti duket se po i vazhdon kontaktet me ish-banorët e Big Brother VIP Kosova.

Pasi ishte i ftuar në iftarin e Leles dhe Leos, i cili mblodhi disa nga shokët dhe miqtë më të mirë të tyre, ai sot pasdite është shfaqur krah Dianës. Mirëpo, ajo që ka lënë më shumë përshtypje është fakti se ka lënë një përshkrim: “Diana është gati”, duke nxitur dyshime se për çfarë bëhet fjalë. A është ndonjë emision apo ndonjë projekt i ri? Po presim që Alaudini të na tregojë të plotë përtej këtij ngacmimi që na bëri sot.

Kujtojmë se aventura e Dianës mbeti në gjysmë pasi u detyrua të largohej për shkak të gjendjes shëndetësore të babait të saj.

Po ashtu, ajo nisi një romancë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3, mirëpo ajo romancë nuk zgjati shumë.

Mesa duket, Diana ka gjetur një rehati të madhe në Prishtinë, ku po punon më së shumti në modelizëm dhe si influencer. Ndërkohë, Norvegjia është bërë një vend ku po qëndron çdo ditë e më pak. /Prive By Liberta Spahiu

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.