No menu items!

Çka i shkakton rritjet e vazhdueshme të çmimeve?

Që prej pandemisë COVID-19, në Kosovë e më gjerë flitet për rritje çmimesh. Ky trend ka vazhduar edhe në muajt e parë të vitit 2025. Madje, në prill të këtij viti ka produkte, si kafeja, që kushtojnë deri në 16 për qind më shtrenjtë sesa në prill të vitit 2024.Rritja e çmimeve për shumë produkte bën që familjet në Kosovë, me të njëjtat paga, të mund të blejnë më pak gjëra tani. Për shembull, çmimi i mishit të viçit është rritur nga 7.78 euro, sa ishte në vitin 2020, në 11.03 euro në prill të këtij viti, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Pasi Zyra e Rregullatorit të Energjisë rriti tarifat e energjisë elektrike, nisën paralajmërime se çmimet mund të rriten edhe më tej. Megjithatë, ndryshimet në çmimet e rrymës në të kaluarën nuk patën ndryshuar trendin e çmimeve.

Ekspertë të ndryshëm argumentojnë se çmimi i rrymës në të kaluarën s’ka pasur shumë efekt në çmime, për shkak se Kosova importon pjesën më të madhe të produkteve të konsumuara nga qytetarët. Vitin e kaluar, Kosova importoi mish në vlerë prej 110 milionë eurosh

Në fakt, sipas të dhënave të vitit 2023, energjia elektrike u kushton prodhuesve në Kosovë më pak se plehrat për përmirësimin e tokës dhe më pak se ushqimi për kafshë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.