No menu items!

Rruga “Nekibe Kelmendi” në Veternik – nga përurimi festiv te problemet në terren

Rruga “Nekibe Kelmendi”, në lagjen “Veternik” të Prishtinës, e cila u përurua me bujë nga kryetari i Komunës, Përparim Rama, në tetor të vitit 2024, tashmë është dëmtuar në disa segmente, duke ngritur shqetësime për cilësinë e punimeve të kryera,shkruan Raporto24.com

https://x.com/raporto24/status/1923853156292673682?t=hsvSPq-_RYdWdOAAAyyVLA&s=19

Sipas pamjeve të siguruara nga Raporto24, në disa pjesë të rrugës – kryesisht në afërsi të kapakëve të kanalizimeve – është pre dhe dëmtuar asfalti. Shoferët raportojnë vështirësi në qarkullim dhe ankesa për çarje që po rrezikojnë automjetet dhe sigurinë në trafik.

Rruga, e cila u promovua si një prej projekteve model të komunës, u prezantua nga zyrtarët komunalë përmes videove dhe njoftimeve në rrjete sociale, si një investim i rëndësishëm për infrastrukturën e qytetit. Në deklaratën zyrtare të kryetarit Rama në ditën e përurimit thuhej:

2024

“Me drejtorin e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, Krenar Xhaferi, hapëm zyrtarisht për qarkullim rrugën ‘Nekibe Kelmendi’ në Veternik. Kjo rrugë, e gjatë 1.7 kilometra, është transformuar plotësisht pas ndërhyrjeve infrastrukturore, duke u zgjeruar dhe asfaltuar. Tani përfshin: shteg për biçikleta, trotuare në të dy anët për sigurinë e këmbësorëve. Vazhdojmë me punë të mira dhe transformimin e kryeqytetit.”

2025

Por zhvillimet e fundit e vënë në pikëpyetje cilësinë e punimeve dhe mbikëqyrjen e projektit. Deri tani, nuk ka ndonjë reagim zyrtar nga komuna për dëmtimet e paraqitura në media,shkruan Raporto24

 

Banorët e lagjes dhe qytetarët presin një përgjigje të shpejtë nga autoritetet për të sqaruar çështjen dhe për të siguruar ndërhyrjet e nevojshme për riparimin e rrugës./Raporto24/

 

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.