No menu items!

LIVE: Finalja e “Eurovisionit”

Në Zvicër po mbahet finalja e madhe e edicionit të sivjetmë të “Eurovisionit”. Në garë janë gjithsej 26 shtete, e Shqipëria që përfaqësohet nga Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” interpretoi e fundit. Gjithçka lidhur me finalen mund ta përcillni këtu

Shqipëria merr 38 pikë nga 20 juri

Pas publikimit të votave nga juritë e 20 shteteve, Shqipëria ka mbërritur në 38 pikë të grumbulluara.

12 pikët maksimale i mori nga Franca, ndërsa 10 nga Mali i Zi.

Pesë pikë i mori nga Polonia e tri nga Italia.

Austria prin bindshëm deri tash me 136 vota, Zvicra është e dyta me 127 e Italia e treta me 92.

Shqipëria merr pikët e para

Shqipëria ka marrë tri pikët e para në “Eurovision”.

Ka qenë juria e shtetit të Suedisë, si votuese e parë, që i dha tri pikë për “Zjerm” të Shkodrës Elektronike.

Ky shtet më së shumti pikë, 12, ia dha Austrisë.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.