No menu items!

Përplasen dy helikopterë civilë në Finlandë, pesë të vdekur, mes tyre dy biznesmenë estonezë

Dy helikopterë janë përplasur me njëri tjetrin në Finlandë, duke lënë pas pesë të vdekur.

Sipas planeve të tyre përkatëse të fluturimit, një helikopter mbante tre persona. Dy prej viktimave ishin biznesmenë estonezë.

Mediat transmetojnë se helikopterët u ngritën nga Estonia. Shkaku i përplasjes, e cila ndodhi në perëndim të Helsinkit në mesditë, nuk është bërë ende publik.

Një dëshmitar okular i tha se pa njërin nga helikopterët të manovronte dhe të godiste helikopterin tjetër. “Njëri ra si gur, tjetri më ngadalë, nuk dëgjova asnjë zhurmë”, rrëfeu dëshmitari. /TCh

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.