No menu items!

Marrëveshja për pensionet, Meloni i dorëzon Ramës dokumentin: Shqiptarët në Itali përfitojnë nga 1 qershori

Lajm i shumëpritur për shqiptarët që kanë punuar ndër vite në Itali: nga 1 qershori 2025 nis zbatimi i marrëveshjes dypalëshe për njohjen e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë.

Kryeministri Edi Rama konfirmoi sot në një postim në rrjetet sociale se dokumenti përfundimtar ligjor mbi zbatimin e marrëveshjes është dorëzuar në Tiranë nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni, gjatë vizitës së saj në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

“Motra solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve me Italinë, që do të thotë se nga 1 qershori 2025 shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje kuptimplotë” shkroi Rama në Facebook.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.