No menu items!

Çka po ndodh mes Anës e Robertit? Bukuroshja ‘zhduket’ nga rrjetet sociale

Përkundër se një lidhje në distancë, romanca e këngëtarit Robert Berisha dhe partneres së tij, bukuroshes shqiptare me banim në Amerikë, Ana Shkrel po ecte shumë mirë.

U bë një kohë që kur ata janë lumturisht krah njëri-tjetrit, edhe pse i ndajnë mijëra kilometra në shumicën e kohës.

E vetëm pak pas udhëtimit të Robertit përtej oqeanit, nga ta nuk vijnë lajme të mira.

Burime të Prive By Liberta Spahiu precizojnë se ata prej disa javësh janë duke kaluar një krizë.

Ky raport është reflektuar edhe në rrjete sociale.

Ata herë bëhen follow e herë unfollow e pastaj prapë follow prej disa ditësh teksa fotografitë e përbashkëta nuk i gjen më feed të bukuroshes.

Për më tepër, Ana duket të ketë vendosur që të ‘zhduket’ tërësisht nga Instagrami ditën e sotme.

Nuk mund të thuhet nëse është diçka përfundimtare në këtë moment por ne urojmë që ta gjejnë gjuhën e përbashkët sepse me të vërtetë bashkë, janë çift për çdo lakmi e jo vetëm në pamje!

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.