No menu items!

Sot përpjekja e 18-të për konstituimin e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot seancën e 18-të me radhë në përpjekje për t’u konstituuar, tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt.

Pavarësisht thirrjeve për zhbllokim institucional, partitë politike ende nuk kanë arritur konsensus për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Për disa seanca me radhë nuk ka arritur të kalojë propozimi për formimin e komisionit për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar.

Partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar të propozojë Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentares, por pa mbështetjen e mjaftueshme nga partitë e tjera.

PDK, LDK dhe AAK kanë refuzuar të japin votën e tyre për këtë propozim, duke kërkuar një emër të pranueshëm për të gjitha palët.

Seanca e sotme pritet të nisë në ora 10:30.

Në rast të dështimit të radhës, mund të rriten zërat për ndërhyrje kushtetuese apo shpërndarje të mundshme të Kuvendit dhe mbajtje të zgjedhjeve të reja./Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.