No menu items!

Të shtëna armësh në një fshat të Rahovecit, policia sekuestron një pushkë

Një incident me armë zjarri ka alarmuar banorët e fshatit Petkoviq në Komunën e Rahovecit, pasditen e së dielës.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije dje se rreth orës 15:40 është raportuar për disa të shtëna në këtë zonë rurale.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur disa persona që po qëndronin në ambient të hapur, nën shoqërinë e alkoolit.

Gjatë kontrollit të automjeteve, objekteve dhe zonës përreth, policia ka gjetur dhe sekuestruar: 3 gëzhoja të armës së shkurtër, 2 gëzhoja të pushkës së gjuetisë, 1 kuti e zbrazët fishekësh, 1 mbajtës i fishekëve.

Po ashtu, një nga të dyshuarit, Shpetim Zymeraj, 51-vjeçar, ka vetëdorëzuar një pushkë ajrore të tipit “Rambo” kalibër 5.5mm, e cila është sekuestruar nga patrulla.

Pas kontaktit me Prokurorin Kujdestar, rasti është iniciuar për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorim të armës”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.