Sot bëhen 26 vjet nga njëra prej masakrave më të rënda që regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit ka kryer ndaj shqiptarëve në Kosovë.
Më 19 maj 1999, në Burgun e Dubravës nisi tmerri që do të zgjaste deri më 24 maj. Në këtë institucion të sigurisë së lartë, u ekzekutuan 160 të burgosur shqiptarë dhe mbi 300 të tjerë mbetën të plagosur rëndë nga forcat serbe.
Burgosja, tortura dhe më pas eliminimi sistematik i shqiptarëve të pafajshëm, u bë me qëllim zhdukjen fizike të tyre, në një kohë kur Kosova ishte në kulmin e luftës dhe po përballej me krime masive nga ushtria dhe policia serbe.
Brenda mureve të atij burgu, sot gjendet një pllakë përkujtimore me emrat e viktimave, që dëshmon për këtë masakër brutale. E dhimbshme dhe ende pa drejtësi – Masakra e Dubravës mbetet një nga plagët më të mëdha të popullit shqiptar.
Ndërsa shumë prej të mbijetuarëve u detyruan të kalonin muaj të tërë në kushte të mjerueshme pas masakrës.