No menu items!

Policia fton qytetarët për bashkëpunim, në rastin e gjetjes së foshnjës në mbeturina

Një foshnjë e porsalindur është gjetur sot në një qese të zezë, në një deponi mbeturinash në lagjen “Matiqani” të Prishtinës.

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët që kushdo që ka informacion për rastin ta njoftojnë direkt policinë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci, ka thënë se sot rreth orës 11:00, policia ka pranuar informatën lidhur me dyshimet për një foshnje të braktisur në afërsi të deponisë së mbeturinave në rrugën “Qëndresa” në Prishtinë

“Sot rreth orës 11:00, policia ka pranuar informatën lidhur me dyshimet për një foshnje të braktisur në afërsi të deponisë së mbeturinave në rrugën “Qëndresa” në Prishtinë

Të gjitha njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se foshnja e porsalindur është pa shenja jete. Përderisa trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, me seriozitet është duke u trajtuar rastin dhe ka iniciuar një hetim mbi vdekjen.

Ftojmë këdo që ka informacion lidhur me ngjarjen të kontaktojë direkt Policinë.”, tha Borovci.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.