No menu items!

The Telegraph: Përplasje Macron-Meloni në samitin e Tiranës

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka folur për “egoizëm” mes liderëve europianë pas një përçarjeje të thellë diplomatike mes saj dhe Emmanuel Macron, raporton Telegraph, që tregon se përplasja me presidentin francez nisi të premten gjatë samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë.

Gjatë samitit, Meloni nuk u ftua të marrë pjesë në një telefonatë të përbashkët me Donald Trump. Ajo u tha gazetarëve italianë se ishte përjashtuar sepse kishte refuzuar të dërgonte trupa në Ukrainë si pjesë e një “koalicioni të gatshëm”.

Macron, i cili ishte pjesë e telefonatës me Sir Keir Starmer, presidentin e Polonisë Donald Tusk dhe kancelarin gjerman Friedrich Merz akuzoi Melonin për përhapje të dezinformatave.

“Diskutimi është për një armëpushim, të shmangim përhapjen e informacionit të rremë. Ka mjaftueshëm prej tij që vjen nga Rusia”, tha presidenti francez.

Meloni u takua me Merz në Romë, në prag të inaugurimit të Papës Leoni XIV, për një takim që shpresohej se do të qetësonte tensionet. Por më pas, thotë Telegraph, ajo i bëri thirrje të gjithë liderëve të “braktisin egoizmin” dhe të përqendrohen në paraqitjen e një fronti të bashkuar drejt një marrëveshjeje paqeje që nuk përfshin dorëzimin nga Ukraina.

Mediat italiane e kanë përshkruar mungesën e kryeministres së tyre në takimet në Shqipëri si një përjashtim të qëllimshëm, duke pretenduar se Macron nuk e ka dashur praninë e saj.

Meloni u tha gazetarëve të shtunën se Italia ishte e hapur për t’iu bashkuar çdo formati ndërkombëtar që synon t’i japë fund luftës, por u shpreh kundër përçarjes brenda Perëndimit.“Uniteti perëndimor ka qenë forca jonë më e madhe që nga fillimi i pushtimit rus”, tha ajo. “Në një kohë kaq delikate, është e rëndësishme të lëmë mënjanë çdo dallim personal që mund ta minojë atë unitet”.
Në takimin në Romë me Melonin, Merz theksoi: “Nuk duhet të lejojmë që të na përçajnë. Do të zhvilloj bisedime në BE në ditët në vijim dhe do të përfshij Italinë në të gjitha përpjekjet tona për të zgjidhur këtë konflikt”.Meloni dhe Macron dihet se kanë një marrëdhënie të ftohtë, vijon prestigjiozja, që vë në dukje se Meloni është kapur më parë nga kamerat duke rrotulluar sytë pas një shtrëngimi duarsh me Macron

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.