No menu items!

S’ka marrëveshje për bërllokun në Prishtinë, Brestovci paralajmëron kallëzim penal!

Me gjithë një takim midis Komunës së Prishtinës dhe kompanisë ‘’Pastrimi’’ ditën e djeshme, gjendja me mbeturinat vazhdon të jetë e njëjtë.

Dje nuk pati marrëveshje midis dy palëve e më së shumti për këtë po pësojnë qytetarët e Prishtinës.

Dje u raportua për një marrëveshje midis komunës dhe kompanisë, mirëpo kjo është mohuar nga drejtori i Inspektoratit të Komunës së Prishtinës, Bekim Brestovci.

Brestovci për Indeksonline ka mohuar se është arritur marrëveshja por ka thënë se si komunë kanë shprehur gatishmërinë për të nënshkruar kontratën prej 1.5 milionë euro me kompaninë ‘’Pastrimi’’.

E rikemi konfirmuar gatishmërinë për të nënshkruan kontratën prej 1.5 milionë eurosh për punë dytësore që kanë të bëjnë me grumbullimin e mbeturinave”, ka thënë fillimisht Brestovci për Indeksonline.

Ndërkaq ai është shprehur se tashmë janë në proces të përgatitjes së një kallëzimi penal ndaj kryeshefit të ndërmarrjes “Pastrimi”, Petrit Reçica.

“Ne jemi në proces të përgatitjes së një kallëzimi penal ndaj kryeshefit të ndërmarrjes dhe kish qenë më mirë që kontratën me kompaninë me ardh me nënshkru një person tjetër”, ka shtuar Brestovci.

Mirëpo kur do të kthehet në normalitet gjendja?

Lidhur me këtë  Brestovci u shpreh se gjendja normale do të kthehet të shtunën më së largu pasi që nga komuna janë angazhuar dy operatorë të rijnë ekonomikë

Këtë javë e kemi të domosdoshme që gjendjen ta kthejmë në pikën zero, për këtë kemi angazhuar dy operatorë ekonomikë që do të merren me heqjen e mbeturinave, deri të shtunën e kthejmë situatën në pikën zero”.

Edhe nga sindikata e punëtorëve të “Pastrimit” ka thënë se në takim që mbajtën të hënën me përfaqësues të Komunës së Prishtinës –  ku nuk mori pjesë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama – nuk është arritur asnjë marrëveshje./Indeksonline/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.