Pjesëtarë të Policisë së Kosovës hynë sot në objektin e Kryqit të Kuq në liqenin e Ujmanit, në Komunën e Zubin-Potokut. Këtë e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Elshani për Indeksonlinen tha se policia vetëm i ka asistuar ndërmarrjes “Ibër Lepenci” për të hyrë në objektin e Kryqit të Kuq me kërkesë të ndërmarrjes “Iber-Lepenci”.
“Operacioni mbaroi, gjithçka shkoi mirë, ne vetëm kemi asituar me kërkesë të ndërmarrjes “Ibër lepenci”, tha shkurt Elshani./indeksonline/